back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSport​UEFA parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

​UEFA parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Të ngjajshme

Millan Radojeviq betohet si Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së...

Labi zgjon banorët me krisma tenxheresh

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, këtë...

​Prezencë e shtuar e policisë, kryetarët serbë sot marrin drejtimin e komunave në veri

Përreth e para Komunës së Leposaviqit janë prezentë pjesëtarë...

Real Madrid nuk ka asnjë shans të përsërisë suksesin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, të paktën kështu thotë një parashikim i fundit nga organi më i lartë i futbollit evropian.

Pasi parashikoi me sukses vitin e kaluar se do të ishte Reali i Madridit fitues i Ligës së Kampionëve, UEFA provon edhe këtë vit të bëjë parashikime, të cilat bazohen në statistikat e viteve të fundit të skuadrave pjesëmarrëse.

Sipas UEFA-s, këtë vit do të jetë Barcelona që do të fitojë trofeun, të paktën sipas statistikave dhe fakteve të marra në konsideratë nga UEFA.

Në 11 sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve, 10 herë ky trofe është fituar nga skuadrat që kanë dalë të parat në grup, përjashtim ka bërë vetëm Interi.

Asnjë ekip nuk ka mundur ta fitojë këtë trofe, nëse në fazën e grupeve ka pësuar më shumë se 8 gola dhe Borussia Dortmund, Benfica, Manchester City dhe Real Madrid e kanë kaluar këtë prag.

Që nga koha që Liga e Kampionëve ka ndryshuar format, asnjë klub që kalon fazën e grupeve për herë të parë në historinë e tij nuk ka arritur të fitojë trofeun, një fakt që “dënon” Leicester-in e Ranierit.

Megjithatë, këto mbeten vetëm në rangun e parashikimeve dhe të gjitha skuadrat që janë ende në garë kanë mundësinë për të bërë të tyrin trofeun më të rëndësishëm në Evropë në nivel klubesh. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz