BallinaSport​Trajneri i Islandës i thur lavde Kosovës

​Trajneri i Islandës i thur lavde Kosovës

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Përzgjedhësi i Islandës, Heimir Hallgrimsson i ka thur lavde Kombëtares së Kosovës, para ndeshjes së nesërme në Shkodër

Heimir Hallgrimsson ka thënë se e njeh Kombëtaren e Kosovës, e cila ka lojtarë shumë të mirë dhe nga dita në ditë po luajnë më mirë.

Ai po ashtu lavdëroi edhe trajnerin Albert Bunjaki, për të cilin tha se po bën punë të shkëlqyeshme.

“E njohim mirë ekipin e Kosovës, ka lojtarë shumë të mirë, me aftësi të mira individuale, duke luajtur në ekipe dhe liga të forta evropiane, kështu që ne e dimë që Kosova ka lojtarë të mirë. Si ekip po luajnë mirë e më mirë. Më duhet ta komplimentoj trajnerin, sepse po bën punë mjaft të mirë”, tha Hallgrimsson gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu tha se e kanë parë ndeshjen ndaj Turqiasë dhe Kroacisë, ku Kosova kishte luajtur shumë mirë dhe kishte krijuar shumë raste.

Ai po ashtu foli edhe për mikpritjen, ku tha se është i kënaqur me çdo gjë.

“Është hera e dytë që vijmë në Shqipëri. Ne i kemi kaluar tri ditë në Parma. Kemi fluturuar dje për Shqipëri, përshtypjet shumë të mira, hoteli mjaft i mirë, mirëseardhja fantastike dhe stadiumi shumë i mirë”. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz