Në këtë vend evropian infektohen 1.500 njerëz brenda një dite
01

Lexo edhe3 mënyra të thjeshta për të dalluar ushqimet organike nga ato të dëmshme për shëndetin

Aktualisht ka më shumë se 5,000 raste me koronavirus në këtë vend, transmeton lajmi.net.
Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 15 ditë dhe ka vendosur masa të rrepta për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se është e mundur që numri i të infektuarve javën e ardhshme të arrijë në 10,000, shkruan El Pais.
“Ne jemi vetëm në fazën e parë të mbrojtjes, kemi një javë të vështirë përpara”, tha Sanchez.

Lexo edhe3 mënyra të thjeshta për të dalluar ushqimet organike nga ato të dëmshme për shëndetin
Në Spanjë, numri i pacientëve arriti në 5,232, ndërsa 129 njerëz humbën jetën. Vetëm brenda një dite u regjistruan 1.500 të prekur nga sëmundja.
Vendi i tretë evropian me një numër të madh të pacientëve me koronavirus është Franca, me 3.661 të infektuar dhe të paktën 79 të vdekur. /Lajmi.net/