BallinaLajme​Kurti për emërimin e Jasharit në krye të FSK-së: Ushtrisë i duhet...

​Kurti për emërimin e Jasharit në krye të FSK-së: Ushtrisë i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas emërimit të gjeneralmajor Bashkim Jasharit në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas largimit të Rrahman Ramës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit.

“Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i komandantit legjendar, i kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës”, shkruan Kurti.

Kurti ka uruar Jasharin  në detyrën e tij të re, ndërsa gjenerallejtënant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroi suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues në RACVIAC.

Ndryshe, komandanti i deritanishëm i FSK-së Rrahman Rama ka ofruar sot dorëheqjen nga posti i tij. Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz