back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajme​Haradinaj kërkon nga Qeveria t’u dalë në ndihmë fermerëve

​Haradinaj kërkon nga Qeveria t’u dalë në ndihmë fermerëve

Të ngjajshme

Bajrami: VV s’ka interes për konstituim, e ka ditur që as Gërvalla s’i merr vota

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Lëvizjen...

Krasniqi: Kandidatin që propozohet për kryetar do ta votoj ‘pro’

Deputeti i zgjedhur nga Grupi Multietnik, Elbert Krasniqi ka...

Dështon Albulena Haxhiu, propozohet Donika Gërvalla

Albulena Haxhiu nuk i ka marrë votat e mjaftueshme...

Limaj: Nuk kemi votë, para se të kemi një marrëveshje politike

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se po...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar kompaninë për grumbullimin e bimëve mjekuese dhe aromatike dhe frutave të malit “Agro Shqiponja” në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës.

Nga aty ish kryeministri i Kosovës tha se qeveria e Kosovës duhet të gjej rrugë për të përkrahur këto biznese të cilat kanë mundësi të krijimit të vendeve të reja të punës.

“Ekonomia e vendit është çelësi i jetës sonë ata që krijojnë vende të punës për vete, por edhe për të tjerët si rasti i këtyre se marrin punëtor qoftë përkohësisht kanë mundësi me marr në të ardhmen atëherë qeveria e vendit duhet me gjetur mënyrë për me i përkrah”, tha Haradinaj.

Kurse, fermeri Shefqet Krasniqi thotë se në këtë kohë të pandemisë është biznesi i tij është i prekur.

Por shton se tashmë kanë mbjell mbi gjysmë milionë fidanë që janë shpërndarë në komunat për rreth Malishevës.

“Sot kompania jonë i ka mbi 107 fermerë të kontraktuar kem kontrata afatgjate pesë vjecare me ta kanë mundësi që të sjellin çdo muaj dhe ta dorëzojnë produktin e vetë këtu…. Të gjithë jemi pak të prekur sepse komuna e Malishevës ka qenë më e kufizuar nuk kemi pasur të drejt të lëvizjes por megjithatë i kemi prodhuar mbi gjysmë milionë fidane ku i kemi shpërndarë në tri komunat për rreth Malishevë, Drenas, Lipjan, Klinë, Suharekë kemi edhe komuna tjera. Fidanet i kemi mbjellur me kohë tash vetëm presim prodhimin”, tha ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës ka vizituar edhe degën e AAK-së në Malishëvë e cila shënon 20-vjetorin e themelimit të saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz