Aksident në Mitrovicë, katër të lënduar
BILLI

Lexo edheNga nesër nëse hidhni mbeturina jashtë kontejnerëve do të gjobiteni, këto janë gjobat

Një aksident trafiku me lëndime është raportuar rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, në zonën e Tunelit të Parë.
Në aksident ishin përfshirë tri vetura civile me targa vendore.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovice”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lexo edheNga nesër nëse hidhni mbeturina jashtë kontejnerëve do të gjobiteni, këto janë gjobat