BallinaLajme​36.920 persona përfitues të skemës për veteranët e luftës

​36.920 persona përfitues të skemës për veteranët e luftës

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

gjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për tremujorin e tretë të vitit 2021, ku thuhet se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 514 familje me gjithsej 101 621 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 521 familje.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë TM3 2021: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 514 familje me gjithsej 101 621 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 521 familje. Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 099 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 636 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 542 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 72 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 086 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 212 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 615 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 816 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 023 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 693 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 361 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 920 përfitues; dhe nga skema e viktimave civile janë 970 përfitues”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij tremujori janë braktisur 3 fëmijë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz