back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSport​Zbulohet arsyeja pse Man Unitedi po hedh hudhra mbi fushë, para ndeshjes...

​Zbulohet arsyeja pse Man Unitedi po hedh hudhra mbi fushë, para ndeshjes me Liverpoolin

Të ngjajshme

Xhavit Haliti, i vetmi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që garon për deputet

Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së. Pas...

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...
- Advertisement -

Kur dy gjigantë të Premierligës, si Manchester Unitedi e Liverpooli, ndeshen me njëri-tjetrin, gjëja e fundit që mund ta dëshirosh është një fushë e keqe, që nuk e lejon rrjedhën normale të lojës.

Për fat të mirë, stafi që e mirëmban fushën në “Old Trafford” e ka gjetur zgjidhjen, paksa të çuditshme, për t’u siguruar që fusha në stadiumin e tyre të jetë në kushte të përsosura për ndeshjen e nesërme me Liverpoolin, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Për pesë vjetët e fundit, fusha në stadiumin e “Djajve të kuq” është spërkatur me një përzierje me hudhra, pasi që kjo  ndihmon në luftën kundër parazitëve që i shkatërrojnë rrënjët e barit në stadium.

Kjo taktikë i ka funksionuar mjaft mirë skuadrës angleze, pasi që fusha në “Old Trafford” është shndërruar nga një fushë mjaft e dobët në një nga më të mirat në Evropë. Megjithatë, Manchester Unitedi nuk është i vetmi klub në Premierligë që e përdor këtë teknikë.

Pasi që fusha spërkatet me hudhra të paktën një ditë para se të zhvillohet ndeshja, aroma e pakëndshme nuk vërehet më në stadium.

Liverpooli do t’i shkojë mysafir nesër Manchester Unitedit, për ndeshjen e cila do të zhvillohet në orën 15:05. Kjo ndeshje do të jetë derbi i javës dhe që të klubet dëshirojnë ta dëshmojnë veten kundër rivalit më të madh. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz