back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajme​Veseli ia përmend vendlindjen e babait Albin Kurtit: Shko në Vladimir

​Veseli ia përmend vendlindjen e babait Albin Kurtit: Shko në Vladimir

Të ngjajshme

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendea

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3...

Aksident trafiku në Skenderaj

  Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Kasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe...

Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur për...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për Projektligjin për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që pritet t’ju paraqitet të mërkurën për votim deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka pasur një porosi veçanërisht për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për kryetarin e saj, Albin Kurti.

Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se “nesër patriotizmi më i madh do të ishte ratifikimi i demarkacionit”.

“Nesër shënohet ditë shumë e rëndësishme për Kosovën”, ka deklaruar Veseli në Klan Kosova, duke iu referuar seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, dhe një vizite në Prishtinë nga një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian.

“Kush e voton shënimin e kufirit – krejt ato çka mundohen me i hedhë si akuza, i kanë për vete ata të cilët mundohen – është patriotizmi më i madh që mund të bëhet në shërbim të atdheut dhe qytetarëve të vendit tonë”, është shprehur Veseli, raporton Gazeta Express.

“Patriotët le të shkojnë në Ulqin, në Preshevë, le të shkojnë le ta mbrojnë në Vladimir, por Prishtina ka shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë kreu i Kuvendit.

“Dhe do ta fuqizojmë këtë shtet, dhe do t’ju ndihmojmë shqiptarëve edhe në Vladimir mos me ikë”, është shprehur ai, duke thumbuar Kurtin, familja e të cilit ka prejardhje nga Vladimiri, fshat në komunën e Ulqinit, në Mal të Zi. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz