BallinaSport​Skuadra angleze i ofron Messit 100 milionë euro për të mos rinovuar...

​Skuadra angleze i ofron Messit 100 milionë euro për të mos rinovuar me Barcelonën

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Rinovimi i Lionel Messit me Barcelonën vijon të monitorohet me vëmendje nga klubet britanike

Sipas asaj që publikohet në të përditshmen ‘El Mundo Deportivo’, në drejtim të argjentinasit ka ardhur një propozim nga një prej skuadrave të Premier League, për të mos rinovuar kontratën me katalanasit që skadon në vitin 2018.

Gjithnjë sipas ‘El Mundo’, Messit i është ofruar shifra marramendëse prej 100 milionë eurosh në mënyrë që ai të largohet nga Spanja në verën e 2018-s.

Kjo do të thotë se klubi i interesuar nuk do të jetë i detyruar të paguajë klauzolën prej 250 milionë të asit argjentinas, duke e kompensuar me pagesën e 100 milionëve.

Mendohet se pas kësaj oferte tunduese qëndron Manchester City, por askush nuk e konfirmon një lajm të tillë.

Ndërkaq, në fillim të muajit dhjetor drejtuesit e Barcelonës presin ardhjen në Spanjë të babait dhe agjentit të futbollistit, Jorge Messi, për të zhvilluar bisedimet me të për zgjatjen e kontratës së 29-vjeçarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz