back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajme​Shënohet ditëlindja e heroit Hamëz Jashari dhe Dita e Gjimnazit

​Shënohet ditëlindja e heroit Hamëz Jashari dhe Dita e Gjimnazit

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Për nder të ditëlindjes së 71-të të heroit kombëtarë Hamëz Jashari, njëherit ditëlindjes së shkollës, gjimnazit “Hamëz Jashari”, i pari i komunës, Bekim Jashari, bashkë me pjesëtarë të familjes Jashari, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, shkrimtarë të shumtë e qytetarë, shënimin e kësaj dite e filluan me nderime tek busti i Heroit Hamëz Jashari, në Skenderaj.

Kremtimi i kësaj dite vazhdoi me homazhe tek kompleksi Memorial Adem Jashari, pranë varrit të heroit Hamëz Jasharit, në Prekaz, në shenjë nderimi për sakrificën e pashembullt të tij dhe familjes Jashari.

Me këtë rast Jashari tha se këtë ditë e bënë edhe me madhështore, suksesi i këtij gjimnazi dhe artistes tonë Arbnora Idrizi, ku nder të tjera theksoi se përkrahja e tij për artistet e komunës nuk do të mungoj asnjëherë.

“Bëmë nderime pranë varreve të dëshmoreve këtu në Prekaz, gjegjësisht pranë babushit, në ditëlindjen e tij të 71-të. Sot këtu kemi edhe znj. Arbnora Fejza Idrizi, e cila mbrëmë ka marrë lajmin e jashtëzakonshëm, për të gjithë ne, rekordin e ri me flamurin me të madh origami në botë”, tha nder të tjera Jashari.

Ndërsa fituesja e rekordit Guinness, Arbnora Fejza Idrizi u shpreh mirënjohëse edhe një herë për përkrahjen e dhënë nga ana e komunës e në veçanti nga ana e Kryetarit Jashari.

“Vërtetë jam shumë e nderuar që jam sot këtu, afër familjes Jashari dhe është një nder i veçantë që rekordin botëror t`a fitojë përmes Gjimnazit “Hamëz Jashari”. Dua të falënderoj Kryetarin Jashari për mbështetjen e ofruar”, tha Fejza Idrizi.

Për këtë ditë të shënuar Gjimnazi “Hamëz Jashari”, kishte organizuar manifestimin qendror, në të cilin “Shoqata e Shkrimtarëve dhe kritikëve shqiptar promovoi librin për Adem dhe Hamëz Jasharin.

Jashari në organizimin e kësaj shkolle uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për përvjetorin e shkollës si dhe apeloi historianët shqiptarë që të shkruajnë lidhur me historinë e lavdishme të popullit tonë.

Në anën tjetër drejtori i Gjimnazit “Hamëz Jashari”, Hajdar Beka, ngriti lartë kontributin e familjes Jashari në shtet formimin e Kosovës.

Shënimi i ditës së Gjimnazit vazhdoi me interpretimin e poezive nga nxënësit e kësaj shkolle, në nderim të heronjve e dëshmorëve të kombit.

Në fund Kryetari Jashari nga shkrimtarë të njohur shqiptarë pranoi libra me poezi dhe piktura të heronjve tonë Hamëz e Adem Jashari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz