back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme​Rama: Nga një vend i refuzuar, Shqipëria merr rekomandim pozitiv për hapjen...

​Rama: Nga një vend i refuzuar, Shqipëria merr rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook video komunikimin e javës, ku ka folur për rekomandimin pozitiv që Komisioni Evropian i dha Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama theksoi sërish se qeveria mbetet e vendosur të çojë përpara reformat e domosdoshme për integrimin e Shqipërisë, duke nisur nga ligji i vettingut, i cili sipas tij, do të realizohet pavarësisht vonesave që po përpiqen t’i shkaktojnë dritëshkurtërit, siç i cilësoi ai demokratët, të cilët kanë ankimuar ligjin.“I vetmi kusht është zbatimi i ligjit të vettingut.

S’do as mend as premisë, që ky kusht është kushti i neve vetë në rrugën evropiane, të cilin e kanë zgjedhur vetë shqiptarët 26 vjet më parë. Do t’i bëjmë një për një reformat e integrimit, jo se na i kërkon Brukseli, por se ua kemi borxh fëmijëve tanë, shqiptarëve të gjeneratës tjetër.  Por ne duhet të vijojmë të bëjmë progres në çdo fushë.

S’ka pikë dyshimi se Shqipëria do të çelë negociatat me BE sapo puna përgatitore për reformat të ketë filluar dhe ne të kemi vazhduar të japim provën e vijimit të progresit në çdo fushë, përfshirë edhe zbatimin e ligjit për vettingun, pa asnjë diskutim.

Por s’ka si të mos ketë më asnjë pikë dyshimi që opozita jonë po na turpëron të gjithëve në sytë e familjes europiane me broçkullat e saj për kanabistanin dhe me stanin e lepujve që përfaqëson për fatin tonë më të keq”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz