back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme​Lopë, idiote, skizofrene... - Disa prej emrave me të cilët deputetët fyejnë...

​Lopë, idiote, skizofrene… – Disa prej emrave me të cilët deputetët fyejnë gratë (Video)

Të ngjajshme

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Gratë në Kosovë fyhen në mënyrat më të ulëta prej zyrtarëve shtetëror.

Modelin e kësaj fyerje e kishte filluar vet kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili kishte ofenduar gratë se po kullosin fondacionet ndërkombëtare.

Postimi i tij me këtë gjuhë kishte ngjallur reagime të shumta, i kishte ngritur në këmbë gratë, të cilat me protestë kundërshtonin gjuhën e ashpër të kryeministrit, shkruan Indeksonline.

“Janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi. Frikësohem “mos po i braktisin burrat e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon)”, kishte shkruar Mustafa në rrjetin social “Facebook”.

Mirëpo, kryeministri nuk shihet të jetë krejt i vetëm në këtë mes. Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli i ishte drejtuar me gjuhë të ulët deputetes Albulena Haxhiut.

Pasi ajo e kishte quajtur kriminel, Veselin, ky i fundit kishte zgjedhur një fjalë tjetër për t’iu kundërpërgjigjur.

“Ma honksh”, ishte gjuha e përdorur nga ai.

Ndërkaq, ish-avokati i popullit, Sami Kurteshi kishte shkuar përtej deklaratës së kryeministrit.

Kurteshi, ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxhën, pa fije turpi e kishte quajtur lopë. Edhe deklarata e Kurteshit, i kishte detyruar gratë deputete që në Kuvend të ngrisin zërin për gjuhën e ish avokatit të popullit.

“Sonte ne Rubikon eshte duke folur lopa “transparente” quajtur ministre ne Kosove, e cila është pjese e klikes vrastare te kesaj qeverie fashiste vrastare ”, kishte shkruar Kurteshi.

Në mesin e fyerjeve kishte edhe “burra”, që donin ta masnin burrërinë e tyre me kërcënime adresuar grave.

Kryetari i Veteranëve Hysni Gucati, pas një mosmarrëveshje me deputeten e Vetëevendosjes Aida Dërgutin, kishte zgjedhur formën e kërcënimit në vend të debatit.
“Mos bën me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“, e kishte kërcënuar Gucati, Dërgutin.

Së fundi ishte Hoxha Osman Musliu, i cili e quan skizofrene deputeten Ajnishahe Halimin.

“Nuk e kam mendjen më folë më sepse më kanë lodhur spiunët. Nuk merrem më me njerëz të cilët janë shizofrena”, ishte shprehur Musliu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz