BallinaLajme​Lideri i opozitës turke vizitë në Shqipëri, por jo për politikë

​Lideri i opozitës turke vizitë në Shqipëri, por jo për politikë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu ka qenë sot për vizitë në Shqipëri.

Vizita e kryeopozitarit turk nuk lidhej me çështje politike, por ai iu bashkua pelegrinazhit të bektashinjve në malin e Tomorit.

Kılıçdaroğlu ka mbërritur me avion në Tiranë dhe më pas ka udhëtuar me helikopter drejt Tomorit. Atje, ai ka mbajtur edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

Gjatë pelegrinazhit, Kemal Kılıçdaroğlu është përshëndetur dhe është takuar me zyrtarë të lartë shqiptarë që ishin gjithashtu të pranishëm, si presidenti Ilir Meta dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Pjesë e pelegrinazhit u bë edhe Talat Xhaferi, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Mali i Tomorit është mbipopulluar këto ditë nga qindra-mijëra besimtarë të ardhur nga i gjithë vendi, diaspora dhe bota. Pelegrinazhi që zhvillohet nga 20 deri në 25 gusht kryhet për nder të heroit të Bektashinjve Imam Aliut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz