back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajme​Kryetari i PDK'së konfirmon rritjen e pagave për mjekët

​Kryetari i PDK’së konfirmon rritjen e pagave për mjekët

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka konfirmuar se pagat e profesionistëve shëndetësor do të rriten. Këtë e ka bërë të ditur në një takim me zyrtarët e sindikatave dhe me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili

Veseli i shoqëruar nga ministrat Uran Ismaili dhe Bedri Hamza u kanë konfirmuar krerëve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës se në seancën parlamentare në fillim të 2019 do të vuloset rritja e pagave për personelin shëndetësor.

“Ndryshimet në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë do të vulosen gjatë muajit janar, kur do ta kemi seancën parlamentare për buxhet dhe ku në pako do të kalojmë edhe Ligjin e Pagave. Këtë lajm të mirë ia konfirmova Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, në një takim të përbashkët që patëm sot me Ministrat Uran Ismaili dhe Bedri Hamza”, ka shkruar Veseli.

“Ligji parasheh ndryshim të pagave në sektorin e shëndetësisë si asnjëherë më parë.Përveç kësaj, do të investojmë edhe në përmirësimin e kushteve të tyre të punës, në mënyrë që edhe personeli shëndetësor, edhe qytetarët, të kenë trajtim të dinjitetshëm. Shëndetësia është prioritet yni”, ka shtuar ai.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz