Peticioni i opozitës nuk është valid. Kështu thuhet nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Vesli.
Në reagimin për zhvillimet që ndodhën në hollin e Kuvendit, nga ana e zyrës së kryetarit të kuvendit janë numëruar një varg shkeljesh që janë bërë nga deputetët e opozitës.
Dhurata Hoxha, këshilltare e Veselit, i ka thënë KTV’së, se partitë opozitare po vazhdojnë të thyejnë ligjet e Kosovës, mos respektojnë institucionet dhe rregulloren e punës së Kuvendit.
Duke iu referuar mbajtjes së konferencës në hollin e Kuvendit, Hoxha ka thënë se një gjë e tillë është e ndaluar me rregulloren e Kuvendit, pasi që parashihet të mbahen në sallat e grupeve parlamentare, si dhe nuk kanë respektuar procedurat për dorëzimin e peticioneve në Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu, është përmendur edhe mospërfillja e rojave të Kuvendit, si një shkelje e ligjeve të vendit.