back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionale​Jashari: Të tregojmë patriotizëm ekonomik duke konsumuar produktet vendore

​Jashari: Të tregojmë patriotizëm ekonomik duke konsumuar produktet vendore

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim udhëheqësit e shoqatës së prodhuesve të qumështit në Kosovë me të cilët ka biseduar rreth përkrahjes që i kanë bërë fermerëve e bizneseve vendore të përpunimit të qumështit, duke i blerë produktet vendore të qumështit për 4 mijë pako ushqimore të cilat i kanë dhuruar bashkë me donatorët për familjet në nevojë.

Jashari ka shkruar në Facebook se kështu duke ndihmuar familjet në nevojë në këtë kohë pandemie, ata kanë ndihmuar familjet që shesin qumësht çdo ditë dhe bizneset vendore të përpunimit të qumështit.

“Sot, më shumë se kurrë duhet të tregojmë patriotizëm ekonomik duke konsumuar produktet vendore, për të mos lejuar kështu dobësimin e ekonomisë dhe shuarjen e bizneseve vendore. Për përkrahjen që këtyre bizneseve ua kemi dhënë shoqata në fjalë me ndau një mirënjohje. Bashkë për të zhvilluar shtetin tonë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz