Me lot në sy, por ka shumë falënderime për të gjithë ata që i qëndruan pranë Adem Demaçit.
Xhelal Pakashtica njeriu që dhjetëra vite ishte shoqërues i Adem Demaçit, tregon se ai ndërroi jetë në duart e tij.
Pakashtica ka shpjeguar se po këtë ditë, kur Demaçi ndërroi jetë, ata ishin bashkë për kafe në mesditë.
“Në orën 10 në 06:00 (17:50), pasdite ka ndërruar jetë. Unë isha afër, ju kam lut Zotit gjithmonë me qenë afër deri në frymën e fundit dhe lutja mu pranua”, ka thënë ai.
E quan baba të kombit dhe tregon se gjendja e tij u keqësua rreth orës 17:00, e që ai ndërroi jetë në orën 17:50.