back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaSport​Fillon lufta mes Mourinhos dhe agjentit të Pogbas

​Fillon lufta mes Mourinhos dhe agjentit të Pogbas

Të ngjajshme

City i Guardiolës e nis Premier Ligën si mysafirë të Wolves – formacionet zyrtare

Pas një sezoni zhgënjyes 2024/25 që përfundoi me një...

Sërish pjesë e BBV, flet Xheneta

Ish banorja e BBVK, Xheneta Fetahu iu është përgjigjur...

10 vatra zjarri aktive në Shqipëri, më të prekurat fshatrat e Tiranës

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur...

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka bllokuar transferimin e mundshëm të Paul Pogbas në Barcelonë dhe ka filluar kështu një “luftë” me agjentin e mesfushorit francez, Mino Raiola.

Sipas gazetës The Times, Jose Mourinhos nuk i ka pëlqyer sjellja e agjentit Raiola dhe e ka telefonuar atë për t’i thënë se ai nuk mundon për të mirën e klientit të tij, por vetëm për veten, transmeton Gazeta Express.

Agjenti italian, pasi që është informuar se “Djajtë e kuq” nuk do ta lejojnë transferimit e 25-vjeçarit, ka kërkuar t’i ngritët paga klientit të tij. Tani, Pogba fiton 14 milionë euro në vit, por Raiola kërkon nga klubi t’ia ofrojnë një kontratë të re, sipas së cilës francezi do të fitonte 26 milionë euro në vit.

Spekulimet se Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës filluan pas takimit që mesfushori francez e mbajti me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidalin. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz