BallinaDrenica +Drenica Sport​Feronikeli mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

​Feronikeli mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Tentoi t’i japë ryshfet policit në Bërnjak, arrestohet shtetasi i Serbisë

Një person është arrestuar sot në Pikë Kalimin Kufitar...

Bayern Munich i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re 40-vjeëarit Neuer

Manuel Neuer vazhdon të jetë një nga portierët më...

Mërgimtari që fyeu rëndë Haradinajn, militant i Kurtit, pritej nga Atiqi në zyrë

Daut Hetemi, mërgimtari që e ofendoi rëndë Ramush Haradinaj,...

Feronikeli është kampioni i ri i Kosovës për edicionin 2018/19, pasi e ka mbyllur kampionatin me 80 pikë, pesë më shumë se Prishtina.

Kësisoj skuadra nga Drenasi do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Këtë edicion ndeshjet para kualifikuese në Ligën e Kampionëve do të mbahet në Kosovë, më saktësisht në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Tanimë Feronikeli i di dy kundërshtarët e mundshëm dhe është në pritje të kundërshtarit të tretë.

Kampionët e Gjibraltarit, Lincoln Red si dhe kampionët e Andorrës Santa Coloma do të jenë kundërshtarët e mundshëm të Niklit.

Emri i skuadrës së katërt që do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese në Ligën e Kampionëve do të bëhet i ditur vetëm pas përfundimit të ‘Play-Off’-it në San Marino, ku janë dy skuadra finaliste La Fiorita dhe Tre Penne.

Në rundin para kualifikues skuadrat ndahen në dy vazo, më pas luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Fituesi do të luaj në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërsa humbësit do të luajë në rundin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës.

Këto ndeshje para kualifikuese do të luhen nga datat 20 deri 27 qershor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz