BallinaLajme​Falet Kurban Bajrami, mesazhe solidariteti dhe për respektimin e femrës

​Falet Kurban Bajrami, mesazhe solidariteti dhe për respektimin e femrës

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, po kremtohet “Bajrami i vogël” që ka nisur duke e falur namazin e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban Bajramit për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa nisi me faljen e namazit të sabahut.

Pas namazit të sabahut, për besimtarët një ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste u mbajt nga Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazit të Kurban Bajramit i priu Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë.

Ndërsa mesazhin e kësaj feste, apo siç njihet në gjuhen fetare si hytbe, e mbajti zëvendëskryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Në fjalën e tij, Mexhidi tha se porosia e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimet e bujarisë dhe sakrificës. Sipas tij, Zoti nuk e do besimtarin pasur që është koprrac.

 

 

Ai ftoi që pasuria të shpërndahet me ata që kanë nevojë, pasi sipas tij, solidariteti dhe ndihma është urdhër kurnaor dhe amanet i profetit Muhamed.

“Të gjithë ne duhet ta dimë se duke i dhënë të varfërve nuk pakëson pasurinë por Zoti do t’jua shtojë pasurinë”, tha ai.

Mexhidi bëri thirrje që njerëzit të jenë më solidarë e humanë, të toelrojnë dhë luftojnë urrejtjet dhe xhelozitë.

Po ashtu, një porosi e rëndësishme që u përcoll ishte edhe ajo për respektimin e femrës. Mexhidi tha se Allahu urdhëron që të gjithë duhet të sillen mirë me femrat dhe të drejtat e tyre të mos nëpërkëmben.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz