BallinaLajme​Daçiq flet për “thyerjet” mes Serbisë dhe Malit të Zi, shkak Kosova

​Daçiq flet për “thyerjet” mes Serbisë dhe Malit të Zi, shkak Kosova

Të ngjajshme

Rritet tregtia Kosovë-Shqipëri/ INSTAT: Në dy muaj eksportet arritën në 6.3 miliardë lekë

Shqipëria dhe Kosova kanë shtuar  bashkëpunimin ekonomik gjatë viteve...

E rëndë në Berat: Xhaxhai dyshohet për abuzim seksual me mbesën e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku...

Lladrovci: Mbrëmë ndoqa lojën, sot në ora 8:00 isha në punë, në zyrë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte në...

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

Robert Berisha ishte i ftuari i djeshem ne emisionin...

Ministri serb i Punëve Jashtme Ivica Daçiq, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” ka përmendur arsyet e hidhërimeve që Serbia vazhdon t’i mbajë ndaj Malit të Zi për shkak të qëndrimeve të këtij shteti ndaj Kosovës.

“Nuk mund të bëhemi budallenj e të mos konstatojmë se pozicionet e larguara të Serbisë me Malin e Zi kanë ndodhur për shkak të njohjes që Mali i Zi i ka bërë Kosovës dhe për shkak të përkrahjes së vazhdueshme të Podgoricës për Kosovën në organizata ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Daçiqi ia ka pa për të madhe Podgoricës zyrtare edhe nënshkrimin e saj në Marrëveshjen e Demarkacionit, shkruan portali “Koha”.

“Keni nënshkruar marrëveshjen me Kosovën për kufirin pa u konsultuar me Serbinë, trashëgimtare e ligjshme e ish – RF të Jugosllavisë, por edhe e bashkësisë shtetërore e Serbisë dhe e Malit të Zi “ ka thënë ai duke shtuar se “Mali i Zi si pjesë përbërëse i ka pranuar kushtet e përbashkëta”.

Në fund Daçiqi ka kërkuar që serbët e Malit të Zi të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar në Podgoricë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz